Shqipëri, 25 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri informoi se janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga këto raste, 17 janë regjistruar në Krujë dhe 8 Kurbin, ndërsa për herë të parë nga 9 marsi nuk ka asnjë rast të ri në Tiranë. Deri në këto momente janë testuar 6.017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste, nga të cilët 26 persona kanë ndërruar jetë, 345 kanë fituar luftën me virusin, ndërsa 238 janë rastet aktive.