Shqetësime te Juve për lëndimin e Danilos, por Dybala pritet të kthehet për Chelsean

Ekziston shqetësim te Juventusi se Danilo mund të mungojë një kohë si pasojë e lëndimit muskulor, ndërkohë që Paulo Dybala mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër e mposhti Lazion me rezultat 2-0 në Stadio Olimpico me dy gola të Leonardo Bonuccit nga penalltia.

Në minutat e para të atij takimi, Danilo pati një përplasje me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj, kur edhe mbeti i lënduar.

 

Trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se është fjala për lëndim të muskulit aduktor, ndërsa mbrojtësi pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë të hënës për ta mësuar kohëzgjatjen e mungesës.

Prognoza fillestare nuk është e mirë dhe ai pritet të mungojë së paku ndaj Chelseat dhe Atalantas.

(Foto; Twitter/Screenshot/RTW Calcio)

Në anën tjetër, lajm i mirë është se Dybala, i cili mungoi ndaj Lazios pritet të përfshihet në stërvitje të plota gjatë të hënës dhe shpreson që të jetë sa paku në bankën rezervë të martën në Stamford Bridge.