Programi i Ligës së Futbollit të Amerikës (MLS) mëngjesin e sotëm (e enjte) përfshiu 14 ndeshje dhe më së shumti vëmendje tërhoqi ylli më i madh, Lionel Messi.
Gjegjësisht, argjentinasi u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Inter Miamit dhe Torontos.
Sulmuesi i Interi Miamit është larguar nga fusha në minutën e 37-të dhe për momentin nuk dihet për çfarë lëndimi bëhet fjalë.
Dy minuta më parë nga fusha për shkak të lëndimit u largua edhe bashkëlojtari dhe miku i tij Jordi Alba.
Megjithatë, klubi nga Florida përfundoi duke fituar 4:0 dhe shënues ishin Facundo Farias, Robert Taylor (dy herë) dhe Benjamin Cremaschi.
Inter Miami është aktualisht në vendin e 13-të në Lindje me 31 pikë, pra pesë më pak se vendet që dërgojnë në “play-off”.
Kanë mbetur katër ose pesë xhiro deri në fund të sezonit të rregullt dhe çdo pikë është e rëndësishme në luftën për një vend në “play-off”.




