Shprehet Blero, tregon së a do të fejohet me “Bebin”

Blero Muharremi, në një intervistë për Canape, ka folur për partneren e tij dhe për planet e së ardhmes.
Blero është pyetur nga moderatori për zërat që kanë qarkulluar që ai do të fejohet, shkruan lajmi.net.

“Sigurisht, është dashuria e jetës time, shumë shpejt do të ndodhin disa gjera që janë në traditën tonë, në kulturën tonë. Edhe të jetë diçka e jashtëzakonshme sepse ajo është e jashtëzakonshme për mua”, është shprehur Blero.

Ai ka treguar që është duke bashkëjetuar dhe kanë plane që të udhëtojnë më vende të ndryshme si në Amerikë dhe Afrikë.

Blero gjithashtu ka treguar që kishte pas dëshirë ta takonte atë vite më parë.