Shpëtimi i pilotit në Iran/ Trump: Mund të kishim përfunduar me 100 të vdekur!

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se forcat amerikane mund të kishin ‘sakrifikuar’ 100 ushtarë për të shpëtuar pilotin e rrëzuar në Iran.

Duke folur në konferencën për mediat nga Shtëpia e Bardhë, teksa ashpërsoi kërcënimet ndaj Teheranit nëse nuk arrin një marrëveshje, Trump tha se vendimi për shpëtimin e pilotit, ishte tejet i vështirë.

“Urdhërova Forcat e Armatosura të SHBA-së të bënin gjithçka që ishte e nevojshme për të sjellë luftëtarët tanë të guximshëm në shtëpi. Një vendim i rrezikshëm, sepse mund të kishim përfunduar me 100 të vdekur, në vend të një ose dy”, u tha Trump gazetarëve pas një misioni të rrezikshëm shpëtimi ,që gati sa nuk doli nga rruga e duhur.

“Është një vendim i vështirë për t’u marrë, por në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, ne nuk lëmë asnjë amerikan pas dore. Ne nuk e bëjmë këtë.”

Nxjerrja me sukses e një piloti amerikan nga Irani kishte ndodhur me një saktësi pothuajse të përsosur. Pastaj gjithçka u ndal.

Dy avionë MC-130 që kishin transportuar disa nga rreth 100 forcat e operacioneve speciale amerikane në Teheran, patën një defekt mekanik dhe nuk mundën të ngriheshin, tha një zyrtar amerikan për Reuters.

Papritmas, komandot e elitës rrezikuan të ngecnin pas vijave të armikut.

Komandantët morën një vendim me rrezik të lartë për të urdhëruar avionë shtesë të fluturonin në Iran për të nxjerrë grupin në valë, pasi defekti mekanik tronditi planin fillestar.

© SYRI.net