Shpeshtohen sulmet ndaj policëve – katër raste vetëm gjatë ditës së djeshme

Sulme ndaj policëve derisa janë duke kryer detyra zyrtare – janë duke ndodhur thuajse çdo ditë në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Kjo mund të kuptohet nga buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku çdo ditë regjistrohen raste të tilla, por vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 4 të tilla.

Tri raste kanë qenë sulme verbale dhe sjellje agresive, ndërkaq një rast dhe sulm fizik.

Rastet e sulmeve verbale kanë ndodhur në Pehçevë nga Gj.S.(49), në Matkë të Poshtme nga M.I.(46) nga Shishova dhe në Shkup nga D.A.(19) nga Shkupi.

Ndërkaq sulmi fizik ndaj policit ka ndodhur në Resnje, nga M.I.(33) nga Resnja.

“Më 05.05.2024 në ora 04.10 sheshin e qytetit në Resnje, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Resnje kanë privuar nga liria M.I.(33) nga Resnja për shkak se fizikisht ka sulmuar nëpunës policor i cili ka qenë duke kryer detyrat zyrtare”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për katër rastet nga MPB-ja thonë se pas dokumentimit të rasteve, do të vijojë kallëzim përkatës./TV21