Shpërthimet raportohet se kanë ndodhur pranë Inkerman, ku gjendet depoja e naftës e Flotës së Detit të Zi.
Rusët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të strehohen në objekte të sigurta.
Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar imazhe të sulmeve dhe tymit në qiell.
Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin ukrainas, i cili kontrollohet nga pushtuesit rus.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Ukraina ka konfirmuar se ka kryer një sulm raketor në selinë e flotës ruse në Krime.