Tre shpërthime “të fuqishme” kanë ndodhur në periferitë e qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, me sa duket afër një kulle komunikimi.
Ekipi i Sky News në zonë dëgjoi tre goditje të forta dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëllunga tymi të rëndë të zi në qiell. Ata dëgjuan sirenat e sulmit ajror dhe thanë se kishte raporte për avionë mbi qytet.
Korrespondentja Sally Lockwood, e cila ndodhet në vendngjarje, tha se një zjarr i madh kishte shpërthyer, me shqetësimet se mund të përhapet për shkak të erërave të forta.
Një zyrtar i këshillit të qytetit të Lviv tha gjithashtu në Facebook se tre shpërthime ishin dëgjuar. “Të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë brenda”, tha Igor Zinkevych.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi, përsëriti paralajmërimin për të qëndruar brenda në kanalin e tij Telegram dhe tha se granatimet e përsëritura ishin të mundshme.