Shpërthim në lokalin e tij në Durrës, ky është reagimi i vetëm i Noizyt

Në orët e para të mëngjesit së sotëm, në lokalin e Noizyt në Durrës është vënë tritol, ku edhe u shkaktua një shpërthim i madh.

Ky shpërthim erdhi dy ditë pasi përleshjes fizike me ish anëtarin e TBA-së, Cllevio, shkruan lajmi.net

Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Fatmirësisht nga ky shpërthim, nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ngjarje të fundit, Noizy ka dhënë deklaratë në Polici, ku është shprehur se ka problem vetëm me reperin, Cllevio.

Ndërsa, para pak minutash ka publikuar dy fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Të dy postimet kanë qenë njoftime, e para për koncert në Zvicër, teksa e dyta se nesër do të publikoj këngën e quajtur “Alkool” në bashkëpunim me artistin Yll Limani.

Si duket reperi ka vendosur të heshtë lidhur me këtë rastë.