Një shpërthim ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnje Fatos Tushe mëngjesin e sotëm.
Nga shpërthimi raportohet se mbeti i plagosur kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.
Fillimisht ata u dërguan në spitalin e Lushnjes ku morën kujdesin e parë shëndetësor.
Ndërsa raportohet se kryebashiaku Tushe po transportohet drejt Spitalit të Traumës.
Ai ka marrë dëmtime në këmbë dhe në shpatull.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në momentin që Tushe po hynte në zyrë.
Shpërthimi mendohet se ndodhi me granatë dhe nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Drejt Lushnjes është nisur edhe drejtori i policisë, Ardi Veliu.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.