Ziadin Sela
Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra! Jemi në prag të fundvitit dhe fillimit të vitit të ri. Fundi i 2018 fatkeqësisht, paralajmëroi momente jo të mira për qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Fjalën e kam për amnestinë, e cila i liroi nga përgjegjësia kriminelët dhe në të njëjtën kohë funë në përgjegjësi dhe sot vuajnë dënim me burg njerëz të pafajshëm.
Natyrish që fillimi i 2019 pati edhe një moment pozitiv, vetëdijësimi i politikëbërjes dhe i qytetarëve përcjell ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të hapet rruga e bllokuar drejt NATO-s dhe BE-së. Dhe kuptohet që në kuadër të këtyre ndryshimeve kushtetuese Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e kreu misionin, ishte konsistente dhe veproi konform përgjegjësive e marra nga ju qytetarë në Maqedoninë e Veriut. Përveç ndryshimeve kushtetuese të parapara në Marrëveshjen e Prespës, ne këmbëngulëm, në mënyrë që në kuadër të këtyre ndryshimeve të bëhen edhe ndryshime tjera, të cilat kishin për qëllim arritjen e barabartësisë së tërësishme të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe kuptohet që në këtë betejë ne ngelëm të vetmuar. Oponentët tonë aspak nuk shqetësoheshin për nevojën e ndryshimeve tjera, por ne përsëri arritëm. Arritëm që të ndryshojmë preambulën dhe arritëm që me ligjin kushtetues Kosova të njihet shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut edhe me kushtetutë.
Po natyrisht që pas kësaj periudhe patëm edhe momente jo të këndëshme, fjalën e kam për vazhdimin e amnestisë për njerëzit që duhet të përgjigjen për shumë ndodhi të errëta në të kaluarën. Fatkeqësisht u aktivizuan miqësitë e vjetra dhe aktuale dhe të cilat vazhdojnë, i një regjimi, për të cilin të gjithë ne, të dashur qytetarë, menduam se e lamë në të kaluarën, fjalën e kam për makinacionet të cilat i bëri BDI-ja bashëm me VMRO-në, të orkestruar nga kryetari i parlamentit, zotëri Xhaferi për të shpëtuar nga përgjegjësitë kryeorganizatorin dhe njërin nga organizatorët kryesor të ndodhive të 27 prillit. Mosmarrja e imunitetit të Trajko Veljanovskit natyrisht që është një moment i cili hyn në momentet e këqija të 2019-ës. Vazhduam pastaj në zgjedhjet presidenciale të cilat pasuan.Zgjedhjet presidenciale ishin një moment i mirë sepse largohej nga sken a politike një president, i cili nuk ishte aty si rezultat i vullnetit të shqiptarëve, por ishte aty për tua nxirë jetën dhe tua bëjëjetën joo të mirë të 1/3-ës së popullsisë së Maqedonisë së Veriut. Por, bashkë me këto zhvillime ishin të ulëta dhe dashakeqe dhe shumë qëllimkëqija ideja për tu marrë fuqinë politike shqiptarëve. ASH u reshtua bashë me ato shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët fuqinë e tyre politike duan ta japin tek shqiptarët, dhe ne bëmë çmos që t’ju krijojmë mundësinë që të votojnë për një president i cili është shqiptar. Natyrisht që ideja e ASH pati rezultat.
Në periudhën që pasoi qytetarët qenë dëshmitarë dhe dëgjuan me veshët e tyre nga ato tek të cilët kishin varur shpresën dhe besimin për një jetë më të mirë, dëgjuan nga gojët e tyre fjalë nga më përbuzëse dhe ofenduese për ta dhe natyrisht që dëgjuan edhe tjetrën që pikërisht këto të zgjedhur që kishin marrë përsipër që t’i mbrojnë ata kishin pasë hallin që mos e djegin veten.
Ndërkohë që digjeshin dhe bastiseshin shtëpitë e shqiptarëve, në ndërkohë që paraaburgoseshin dhe malltretoheshin nënat dhe motrat tona, në ndërkohë që fëmijët e shqiptarëve zhdukeshin dhe nuk dihej me ditë të tëra se ku ndodhen. Ato kishin pas hallin të mos digjen.
Të mëdhaja ishin shpresat për ndryshime dhe për ndërtim të shtetit të së drejtës, po aq i madh është zgënjimi për dështimin e të njëjtës.
Rasti ‘Zhvatja’ natyrisht që është një nga këto momente të zgënjimit të gjithë qytetarëve, të shpresës për të ndërtuar një shtet të së drejtës me të cilën kriminelët do të përfundojnë në burg, nërsa të pafajshmit do të lirohen.
Fatkeqësisht edhe në këto momente nuk shohim s epo gjejnë epilog proceset e montuara politike. Gjyqësia vazhdon të jetë e kapur dhe e politizuar, ndërsa vendimet e gjykatave jepen, fakeqësisht, në bazë të emrit dhe mbiemrit që ke.
Në periudhën që pasohet, natyrisht që kishte edhe moment pozitiv. Moment shumë pozitiv është mobilizimi i shqiptarëve në Kosovë për të përcjellë ndryshimin dhe për të ringjallë shpresën për të ecur përpara.
Shqiptarët në rajon, fatkeqësisht u goditën nga një fatkeqësi natyrore. Tërmeti në Durrës, në Shqipëri ishte një moment dhimbjeje dhe fatkeqësie, një moment që nuk po gjenim fjalën, tek shihnim vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku dhe një gjuhe të përballen me një fatkeqësi natyrore. Por, ishte edhe moment bashkimi, moment bashkimi i gjithë shqiptarëve anekënd botës në mënyrë që ta ndertojnë atë copë atdheu dhe mëmëdheu i cili u rrënua nga fatkeqësitë natyrore. Dhe në këto momente tek po shërohen plagët e kësaj fatëkeqësie gjithë shqiptarët janë me ta dhe nga një fatkeqësi ne e shëndruam në një moment shprese për të ndërtuar një ardhmëri më të mirë.
Dështimi i vendit për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, natyrisht që bën pjesë në ato momente të këqija të 2019-ës, shpresa e qytetarëve ishte e vrarë, tendencat për ti hudhë fajet diku tjetër në vendet e BE-së ishte e gabueshme. Ne duhet të gjithë së bashku të konstatojmë që fajet ishin këtu. Mungesa e reformave në drejtësi është përgjigjja dhe natyrisht që jo vetëm reforma në letër, por edhe në raste të procesuuara të të gjithë atyre funksionarëve që në të kalurën kanë keqpërdorur dhe kanë keqmenaxhuar me pushtetin e marrë nga populli dhe tek afrohemi në fund të 2019-ës dhe tek hapin kapitullin e ri të vitit 2020 unë ju uroj shumë shëndet! Mirëqenie! Harmoni! Shumë lumturi! Shumë të bashkuar me njëri tjetrin! Dhe shumë suksese!
Të dashur vëllezër e motra bota është ajo që bëjmë ne nga ajo, disa herë nuk na nxë brenda saj dhe ne gjithçka që duhet të bëjmë duhet ta ndryshojmë atë që të jetë e përshtatshme për ne, ta bëjmë të pranueshme dhe të barabartë për të gjithë. Me urimin që 2020-ta të jetë viti i juaj, viti i shqiptarëve dhe viti i Aleancës për Shqiptarëve! Urime dhe Gëzuar!