Shpërthim i madh ndodhi në galaksinë, probleme të mundshme me celularët

Një shpërthim i madh ndodhi në galaksinë tonë, një flakë e madhe dridhej përmes sistemit diellor, ndërsa shkencëtarët besojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një yll i pazakontë, shumë i fuqishëm neutroni i njohur si magnetar, por gjtihashtu është e mundur sot të ketë probleme në rrjetin celular rreth planetit.

Zbulimi i këtij shpërthimi mund të ndihmojë në kuptimin e rrezeve gama, të cilat janë pjesë e shpërthimeve më të fuqishme në hapësirë, publikoi Indipendent, duke i’u referuar revistës shkencore “Astronomët natyror”.

Toka përkohësisht është goditur nga rrezet gama të dobëta dhe shkurtëra, por rrallë janë shpërthime të mëdha, siç është e sapozbuluara GRB200415A, e cila emiton më shumë energji të Diellit.