Rreth 18,000 lopë ngordhën pas një shpërthimi në një fermë në Teksas, në jug të Shteteve të Bashkuara. Lajmin e ka bërë të ditur autoritetet lokale. Shpërthimi, në South Fork Dairy pranë qytetit të Dimmitt, la gjithashtu një person në gjendje kritike, raportojnë mediat e huaja.
Personi që mbeti i bllokuar brenda u dërgua me helikopter në gjendje të rëndë në spital. “Ky është zjarri më vdekjeprurës i bagëtive në historinë e Teksasit dhe ka të ngjarë të marrë pak kohë për t’u hetuar dhe pastruar,” tha Komisioneri Shtetëror i Bujqësisë Sid Miller.
Shkaku i shpërthimit dhe zjarrit ende nuk është përcaktuar, tha Miller, duke e përshkruar ngjarjen si të tmerrshme. Sherifi i Qarkut Castro, Sal Rivera tha për median amerikane CBS se sistemi i shkarkimit të tymit të plehut organik mund të jetë “mbinxehur”.




