Shpërthen koronavirusi në Madeira, çfarë do të bëjë Ronaldo?

Ndizet alarmi për Cristiano Ronaldon.

Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht “ylli” i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me koronavirus.

Sikurse informojnë disa medie në Portugali, në vendlindjen e CR7 është zbuluar një vatër e shpërthimit të koronavirusit, ku janë me dhjetëra raste të prekurish në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të kryeqytetit Funchal, ku ndodhet vila e Ronaldos dhe e familjarëve të tij.

Autoritet lokale janë kundërpërgjigjur menjëherë, duke lokalizuar vatrën në Camera dos Lobos dhe izoluar rreth 18 mijë banorë, për të kuptuar se nga e ka burimin infeksioni.

Banesa luksoze e Cristiano Ronaldos është rreth 20 kilometra larg zonës së kuqe.

Gjithsesi, ditët e ardhshme CR7 mund të kthehet në Torino, për të nisur përgatitjet.

Gjithashtu 35-vjeçari do të futet në karantinë për 14 ditë, duke zbatuar procedurën, që është vendosur për të gjithë ata që janë larguar nga Italia, pra para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje.