Shpenzimet për konsum final të amvisërive në BE vitin e kaluar janë rritur me 1.5% në baza vjetore, që paraqet gati katërfishim të rritjes krahasuar me vitin 2023, kur kjo normë ishte vetëm 0.4%, përcjell TV21.
Siç njofton Zyra Evropiane e Statistikave – Eurostat, rritjen më të madhe të shpenzimeve vitin e kaluar amvisëritë evropiane e kanë pasur për informim dhe komunikim, me një rritje prej 5.7%, ndërsa pasojnë shpenzimet për rekreacion, sport dhe kulturë dhe për transport, secilat me rritje prej 3%.
Sipas përkufizimit të BE-së, “shpenzimet për konsum final të amvisërive” përfshijnë totalin e mjeteve që amvisëritë shpenzojnë për mallra dhe shërbime individuale.






