Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka bërë të ditur se është në përgatitje të një kënge të re, shkruan lajmi.net.
Madje, nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit të ri, ai u shfaq pranë partneres së tij, Selvije Jao, duke lënë të kuptohet se edhe ajo do të jetë pjesë e klipit.
Me anë të një videoje të shkurtër, Shpati ka zbuluar disa sekuenca të këngës së re me titull “Mbretëresha ime”.
“Po ju prezentoj kengen e re “Mbreteresah ime”, vjen së shpejti”, shkruan artisti.
Mbetet të shihet nëse kënga në fjalë do t’i dedikohet të fejuarës së Shpatit dhe a do të jetë ajo pjesë e videoklipit.



