Shpat Kasapi anulon disa koncerte për shkak të koronavirusit

Gjatë një interviste të fundit të dhënë për  për “Cult” të KosovaPress-it, këngëtari Shpat Kasapi ka treguar se janë anuluar disa koncerte si pasojë e koronavirusit.

“Këto festat e marsit tash, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të koronavirusit që është përhap, dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit”, është shprehur ai.

Ai ndër të tjera ka treguar se është një person i cili e shijon jetën.

“Jeta si çdoherë unë jam një tip që vërtetë e shijoj jetën dhe mundohem t’i përjetoj të gjitha ngapak, tash kohët e fundit jam edhe në një kompani shumë të madhe të cilës nuk ia them emrin, aty punoj si menaxher dhe jam edhe me koncertet normal kohë pas kohë më shumë në diasporë”, tha ai.