Shpallen në kërkim dy kosovarë në Angli, dyshohet se vranë një 27-vjeçar nga Shqipëria

Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi, janë shpallur në kërkim nga policia britanike.

Ata janë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Grineo Daka.
Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë.

27-vjeçari nga Shqipëria është vrarë në korrikun e vitit të kaluar në një klub nate në orët e para të mëngjesit, shkruan Islington Gazzete përcjell Klan Kosova.

Të dy kosovarët që banojnë në veriun e Londrës janë shpallur në kërkim.

Për kapjen e 26-vjeçarit dhe 33-vjeçarit policia ofron shpërblim prej 20 mijë funtesh, kushdo që jep ndonjë informacion për ata.