Shorti i Kupës së Mbretit: Real Madridi dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët

Është bërë tërheqja e shortit për fazën e 1/32-tës së finales në Kupën e Mbretit në Spanjë.

Real Madridi dhe Barcelona, dyshja e madhe e futbollit spanjoll do të kenë punë me dy kundërshtarë të nivelit të katërt, në udhëtim.

Real Madridi do të shkojë në Arandina më 6 janar, për t’u përballur me ta në Burgos, përcjell lajmi.net.

Ata eliminuan Real Murcia në raundin e kaluar, ndërsa Barbastro solli surprizën e raundit të fundit, duke eliminuar luftëtarët e La Ligës, Almeria. Ata do të jenë nikoqir për të pritur Barcelonën.

Atletico Madrid përballet me Lugon në Galicia, ndërsa Osasuna do të shkojë në jug për një përballje me Castellon.

Deulet kryesore: