Shoqata e mjekëve harroi Canën dhe Demirin! Hasani: Ndarjet në bazë etnike më së paku duhet të ndodhin te mjekët

Ilir Demiri që në fillim të pandemisë është në vijën e parë të frontit në klinikën Infektive të Shkupit.

Edhe infektologu Fadil Cana pa pushim po punon për të shpëtuar jetët e personave me Covid-19.

Por emrat e këtyre dy mjekëve nuk u gjetën në listën prej 25 mjekëvepër të marr plakat mirënjohje për kontributin e dhënë në kohë pandemie. Kjo listë u bë nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë.

Për këtë lëshim kanë reaguar mjek e funksionar.

Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani në rrjetin social facebook ka shkuar.

“Ndarja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë, të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia, por zemërmëdhej për nga humanizmi”, tha Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

Edhe Sekretari gjeneral i Qeverisë së RMV-së Muhamed Zekiri ka reaguar duke thënë se në listën e mjekëve që marrin mirënjohje ka mjek që nuk kanë pasur kontakt me pacientë të infektuar me Covid-19.

“Në ndërkohë kuptova që në mesin e atyre që morën mirënjohje gjenden edhe dy mjeke të cilat as një herë nuk kanë hyrë, e as nuk kanë pasur kontakt me persona me Covid-19, si dhe një mjek ku në fillim të pandemisë 8 javë ka ikur në pushim mjekësor. Turp”, potencoi Muhamed Zekiri.

Kërkuam përgjigje edhe nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, se me çfarë kritere janë përzgjedhur mjekët që morën mirënjohje, por nga atje nuk morëm përgjigje.

Ndërsa punën e dy mjekëve më së mirë e vlerësojnë qytetarët, ku me mijëra lëvdata në rrjetin social shkojnë në adresë të dy mjekëve.