Sholc: Për pak të anulohej samiti BE – Ballkani Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, në Bundestag ka deklaruar se nuk është I befasuar që Samiti BE – Ballkani Perëndimor për pak se nuk u anulua për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes së liderëve të RMV-së, Shqipërisë dhe Serbisë. Sholc para deputetëve tha se pas aq shumë premtimeve të parealizuara për këto vende, nuk është befasi përse ndodhin gjëra të këtilla.

“Për pak nuk do të mbahej samiti I nesërm BE – Ballkani Perëndimor. Dhe, të jem I sinqertë, kjo nuk duhet të befasojë askend. RMV-ja madje ndryshoi emrin që ta zgjidh kontestin me Greqinë dhe e gjithë kjo nuk ndihmon, atëherë është I kuptueshëm shqetësimi i liderëve politik dhe qytetarëve të këtyre vendeve”, deklaroi Kancelari gjerman Olaf Sholc

Sholc, parashikon që për shkak të këtyre rrethanave, Samiti I nesërm në Bruksel nuk do të jetë I thjeshtë.

“Gjermania duhet qartazi të pozicionohet që të dihet; Gjermania është në anën tuaj. BE-ja patjetër të je “dritë jeshile” për RMV-në dhe Shqipërinë”,deklaroi Kancelari gjerman Olaf Sholc

Sholc ka bërë të ditur se gjatë vizitës së fundit në Sofje, Kryeministri bullgar I ka premtuar se do të jetë konstruktiv në bisedimet me Shkupin, kurse ka premtuar se do të kërkojë reforma në BE rreth parimit të unanimitetit. Kjo, sipas tij, nuk duhet ta ngadalësojë progresin e vendeve të Ballnait Prëndimor.