Linja politike shqiptare në Ballkan që përkrah planin për ndarjen e Kosovës me Serbinë, ka avancuar me urimet për BDI-në, pas dështimit të kësaj partie që të plotësojë premtimin për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që quhen edhe si ideolog të planit për ndarjen e Kosovës dhe si miq të presidentit Serb, Aleksandar Vuçiq, madje e vlerësojnë këtë dështim të BDI-së, si sukses historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Rama ka deklaruar se falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.
Rama i ka uruar të gjithë dhe veçanërisht liderin e BDI-së Ali Ahmeti “që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”.
Edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut duke thënë se shqiptarët janë faktor të vendimarrjes.
“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tone”,