Shoferi i autobusit të NQP-së sulmohet në Çair teksa ishte duke vozitur

Dje rreth orës 09:45 në SPB Shkup, 58-vjeçari me iniciale S.D. nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Çairit, derisa po drejtonte autobusin e NQP-së, është sulmuar fizikisht nga personi P.V. (43) nga Shkupi.

Nga Policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore ndaj sulmuesit.