Shkurte Fejza jep mesazhin e rëndësishëm nga kolltuku i shtëpisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza po qëndron në shtëpi, andaj nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, të njëjtën u ka kërkuar edhe të gjithë qytetatëve.

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza iu është bashkuar thirrjes së doktorëve dhe insitucioneve që të qëndroni në shtëpi. Ajo ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rregullat që janë vënë për luftimin e koronavirusit.

Sipas saj, popujt e diciplinuar po e kalojnë me lehtë pandeminë.

“Pershendetje shqiptarë kudo që jeni. Zoti ju bekoft , uroj te shihemi ne ditë ma te mira!”, u shpreh ajo pranë postimit.