Shkupjanja thotë se vajza e saj nën kërcënime ishte detyruar të merrej me prostitucion

MPB njofton se një grua nga Shkupi ka raportuar se vajza e saj e mitur është detyruar në prostitucion nga një tjetër i mitur me të cilin bashkëjeton. Nga MPB thonë se është kryer bisedë zyrtare me 17-vjeçarin dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Më datë 16.01.2023, në stacionin policor është kryer bisedë zyrtare me një 17-vjeçar, pas kallëzimit të një gruaje 46-vjeçare nga Shkupi, sipas së cilës vajza e saj 17-vjeçare, e cila bashkëjetonte në një lidhje jashtëmartesore me 17-vjeçarin, nën kërcënime prej tij ishte detyruar të merrej me prostitucion. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.