Shkupjanja mori mbi 9.700 euro kredi, me dokumente të falsifikuara

Nga MPB njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 52-vjeçares me iniciale A.O. nga Shkup, përcjell TV21. E njëjta dyshohet se ka marrë kredi në vlerë të mbi 9.700 eurove, me dokumente të falsifikuara.

“E raportuara, me qëllim që në mëynrë të rrejshme të paraqitet se është e aftë për kredi, gjatë aplikimit për aprovim të kredisë konsumatore në një bankë, ka dorëzuar një vërtetim të rremë për punësim dhe të ardhura personale, kinse nga një institucion publik shëndetësor nga Shkupi. Në këtë mënyrë ka mashtruar personat përgjegjës në bankë që t’i aprovojnë kredi konsumatore pa qëllim në vlerë prej 600.000 denarëve”, thonë nga MPB.