Shkupjani e ka marë Mercedesin 25.000 euro dhe nuk e ka paguar

SPB e Shkupit ka ngritur kallezim penal kundër 42 vjeçarit me iniciale O.J., duke e akuzuar për vepër penale “fshehje”. Ai Është marë vesh me personin P.V. që ta marë veturën “Mercedes S350” për provë dhe më pas ta paguajë një milion e 600 mijë denarë (25.000 euro), deri në dhjetor të vitit 2020, transmeton gazeta Lajm.
Mirëpo, pasi e ka marë veturën, deri në ditën e ngritjes së kallëzimit penal, i pandehuri nuk e ka kryer obligimin, ka ikur çdo kontakt dhe nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.