Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dje pasdite respektivisht rreth orës 17:00 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup, nga ana e kalimit ndërkombëtarë në Aeroportin e Shkupit, u denoncua rasti se rreth orës 16:40 në avionin që kishte ateruar nga Gjermania, ishte prishur rendi publik.
Në fakt, dy persona ishin përleshur fizikisht. Bëhet fjalë për personin me iniciale G.F. (49) nga Gjermania si dhe 45-vjecaren G.F. nga Shkupi nga njëra anë, dhe nga ana tjetër personin Sh.S. nga fshati Llopta i Kumanovës.
Maqedoni Shkupjani dhe kumanovari përlëshen fizikisht në Aeroport të Shkupit





