Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Radozhdë të Strugës, respektivisht në një auto-kamp është privuar nga liria 24-vjeçari nga Shkupi me iniciale A.A. Policia gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur marijuhanë.