Shkupi sot sërish ndër qytetet më të ndotura në botë

Sot Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në botë me indeks të cilësisë së ajrit 162.

Sipas IQ Air, ndotja e ajrit në kryeqytet aktualisht është e dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe Shkupi është në vendin e 5-të.

Koncentrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është aktualisht 15.4 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve të OBSH-së për cilësinë e ajrit.

I pari në listë këtë mëngjes ishte kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, me indeks të cilësisë së ajrit prej 212.

Ditë më parë në një raport të Institutit për Shëndet Publik u publikua se në Maqedoninë e Veriut në vit vdesin mbi 3800 persona si pasojë e ndotjes së ajrit.