Shkupi në vendin e 6-të në botë për ajrin e ndotur, “Për ndotjen kemi nevojë për një strategji afatgjatë”

Sipas raportit të sotëm, Shkupi sot në mëngjes ishte në vendin e gjashtë sipas indeksit të cilësisë së ajrit në botë. Grupi i këshilltareve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit dorëzoi iniciativë për ndotjen e ajrit. Ata kërkojnë seancë të jashtëzakonshme dhe thanë se të gjithë këshilltarët duhet ta mbështesin këtë iniciativë

“Rritje të menjëhershme të numrit të autobusëve në të gjitha linjat në transportin publik të qytetit. vendosja e transportit falas për të gjithë qytetarët në Shkup. Transferim i menjëhershëm i parave në Buxhetin e Qytetit të Shkupit, për rritjen e mjeteve për luftimin e ndotjes. Ndihmë financiare për shkollat për përshtatjen e sistemit të ngrohjes me energjitë ekologjike. Përgatitja e planit të veprimit për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup.”- deklaroi Gordan Shutarov, këshilltar i Qytetit të Shkupit.