Shkupi me mbi 11.500 raste aktive me virus

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjstruar 530 rastE të reja me virus në Maqedoninë e Verit. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit betejën me virusin e kanë humbur 26 persona. Pacientët e vdekur janë të moshës prej 68 deri në moshën 84-vjeçare.

Numri i rasteve aktive në kryeqytet mbetet 11.519, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë infektuar 35.148 persona nga Shkupi.