Shkupi kërkon mbështetje për në BE, Sofja kushtëzon me çështje historike

Maqedonia e Veriut pret mbështetje, e jo bllokadë nga Bullgaria për BE-në. Dëshiron të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe të zgjidhen çështjet e hapura. Sofja është për eurointegrimin e Shkupit, por mendon se para hapjes së negociatave aderuese duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet për çështjet historike.

Këto mesazhe janë dhënë nga takimet e djeshme në Sofje të shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe ministren e Punëve të Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Borisov gjatë takimit me ministrin Osmani shfaqi shpresë se Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i marrë garancitë e nevojshme nga ne dhe se do të lëviz në rrugën për inkuadrim në Bashkimin Evropian, por theksoi, se kompromiset e nevojshme duhet të bëhen, siç kanë bërë shumë të tjerë edhe atë deri në 10 nëntor kur Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëkryesojnë me Samitin e Procesit të Berlinit.

“Që me takimin e sotëm duhet të fillojnë bisedimet në të gjitha nivelet. Keni shumë punë për të bërë, kjo është shumë e ndërlikuar, proces shumë i shpejtë dhe njëkohësisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm”, deklaroi Borisov.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të dinë se vendi ynë në Bullgari ka dhe çdoherë ka pasur mbështetje më të madhe.

“Duhet vetëm ta bëjmë historinë urë të miqësisë dhe afërsisë, e jo urë të prishur përmes të cilës Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund të kalojë. Do të thotë që këtu nuk duhet të ketë lojëra politike. Perspektivat dhe momenti i tanishëm janë shumë të rëndësishme dhe “do të ishte mëkat para historisë” nëse udhëheqësitë aktuale politike në Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk arrijnë të gjejnë kompromis. “As bota nuk do të na kuptojë”, shtoi Borisov. në takim me Osmanin në të cilin mori pjesë edhe Zaharieva.

Ajo, megjithatë, në konferencën e përbashkët për shtyp me Osmanin theksoi se Bullgaria ishte e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari kohë më parë i ka njohur realitetet politike moderne. Ajo gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale dhe asnjëherë nuk ua ka shkurtuar të drejtën e vetidentifikimit të qytetarëve të saj.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaharievën deklaroi se muajve të ardhshëm e kemi për detyrë të vazhdojmë bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

“E kemi për obligim ta shfrytëzojmë kryesimin gjerman për zgjerimin e BE-së. Që të arrihet ky qëllim jemi të gatshëm të punojmë së bashku me Republikën e Bullgarisë dhe të presim mbështetje nga Republika e Bullgarisë”, tha Osmani.

Me Zaharievën, theksoi, kanë biseduar hapur për të gjitha çështjet për intensifikimin e bashkëpunimit dhe kontakteve, duke e përfshirë edhe punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike roli i së cilit në asnjë rast nuk është i lehtë por është me rëndësi thelbësore dhe u bë provë lakmusi për epokën evropiane të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

“Ne kemi një Marrëveshje për Miqësi që na obligon edhe në bashkëpunim politik edhe në bashkëpunim të ekspertëve. Vetëm përmes një qasjeje të hapur, të sinqertë dhe pozitive në përballjen e fakteve historike me realitetin e sotëm, ne mund t’i kapërcejmë dallimet dhe të identifikojmë pikat e përbashkëta që na lidhin”, tha Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve Osmani theksoi se para ekzistimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nuk kemi pasur depërtim as në tejkalimin e dallimeve lidhur me çështjet historike, as ndonjë depërtim më esencial në sferën politike dhe ekonomike në marrëdhëniet midis shteteve. Marrëveshja për fqinjësi të mirë, siç tha, ishte ajo pikë kthese e cila kishte rëndësi shtesë pasi ishte arritur bazë bilaterale pa ndërmjetësim ndërkombëtar dhe në bazë të vullnetit të mirë, për besimin dhe dëshirën e dy shteteve se duhet të punojmë së bashku, se jemi miq dhe se duhet të shohim drejt së ardhmes së bashku.

Sipas Zaharievës, deri në nëntor ka kohë Komisioni të japë rezultatet.

“Për momentin ekipet edhe në KE edhe prej të gjitha shteteve janë duke punuar në konstatimet dhe ajo që edhe unë edhe Osmani e thamë është shumë e ngjashme, ndërsa ajo është ta tejkalojmë atë që kishte ngecur dhe të arrijmë progres i cili është i mundur vetëm nëse kemi qasje të sinqertë në marrëdhëniet tona”, thotë Zaharieva.

Kryesimi gjerman me BE-në dhe eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji këto ditë shprehën optimizëm se dy vendet do të gjejnë zgjidhej për mosmarrëveshjet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sipas planifikimit deri në fund të kryesimit të Berlinit me Këshillin e BE-së.

Vizita e Osmanit në Sofje është paralajmërim i takimit të kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov që duhet të ndodhë para 10 nëntorit, gjegjësisht para mbajtjes së Procesit të Berlinit. Javën e ardhshme, më 15 dhe 16 tetor në Shkup, do ta vazhdojë punën edhe Komisioni historik i përbashkët maqedono-bullgar, pas pauzës prej një viti.