Shkupi do të ketë transport të shpejtë me autobus

Relacioni i parë për të ashtuquajturin Transport i shpejtë me autobus do të jetë në dispozicion për banorët e Shkupit nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov, do të thotë bashkim i Shkupit lindor dhe atij perëndimor. Transporti i ri është planifikuar të drejtohet në korsinë e tretë të bulevardit Arradhat Partizane, e cila do të përdoret ekskluzivisht për transport të shpejtë me autobus. Stacionet e autobusëve do të vendosen në mes të bulevardit dhe Shilegov siguron se nuk do të hiqet shumë gjelbërim.

Dy nga procedurat që ishin parashikuar dhe janë pjesë e këtij koncepti janë përfunduar, dhe tashmë është duke u punuar zgjidhja ideore, ka kaluar huamarrja e Qeverisë në seancë qeveritare, ka kaluar kredia e bordit në Londër të BERZH-it …”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërtimi i infrastrukturës dhe ndalesave, por edhe blerja e rreth 60 autobusëve duhet të kushtojë rreth 70 milion euro. Në fazën e dytë, transporti i shpejtë me autobus do të lidhë pjesën veriore dhe jugore të qytetit, pra nga Buteli në Kisella Vodë.

“Do të duhen pesë vjet, që linja e dytë e autobusit të shpejtë të funksionojë. Ata do të kalojnë nëpër Bit Pazar. Kjo linjë është paralajmëruar për vitin 2025, sepse rrugët midis Butelit dhe Kisela Vodës duhe zgjeruar më tej. Korsia e trafikut në të cilën do të kalojnë autobusët nuk do të lejohet të përdoret nga automjete të tjera, dhe se si do të duket kjo, Qyteti i Shkupit do ta zbulojë për gjysmë viti”

Sipas planit, të dy linjat duhet të bashkohen në Qendër pranë pishinës Olimpike. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta lokale, dhe tema për zgjidhjen e kaosit të trafikut në Shkup, të tilla si ndërtimi i një metro, tramvaji dhe aktualisht – projekti për transport të shpejtë, është përdorur nga pothuajse të gjitha partitë dhe kandidatët për kryetarë të komunave. Nga e gjithë kjo, në vitet e kaluara, janë blerë vetëm autobusë të rinj, të cilët, si të gjitha automjetet tjera, mbetnin të bllokuar në trafik./Alsat