Shkupi do të bëhet me park lodrash të ri, ndërtuar sipas standardeve evropiane

Qyteti i Shkupit do të ketë një park lodrash modern dhe me standarde të larta evropiane, kështu informoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Ai përmes një njoftimi në rrjetin sociale Facebook, shkruan se sot filloi prokurorimi publik për këtë projekt, duke e cilësur të njejtin si projekt madhështor e me kënde argëtimi për të gjitha moshat.

“Të nderuar qytetarë të Shkupit,me kënaqësi të veçantë dua t’ju informoj se pas shumë viteve zvarritjesh dhe premtimeve të rreme, sot fillon prokurimi publik për projektimin dhe montimin e Luna Parkut të ri. Pas dekadash në të cilat breza të tërë fëmijësh u privuan nga vendi që u takon — vend për lojë, gëzim dhe momente të paharrueshme — më në fund fillojmë realizimin e një projekti që do të shënojë epokën e re të argëtimit familjar në qytetin tonë. Na pret ndërtimi i një Luna Parku ultra modern, një ndër më të mirët në rajon, i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane. Do të krijojmë një hapësirë të mbushur me roller–coasterë, atraksione ujore, lojëra interaktive, zona me realitet virtual dhe një nivel krejtësisht të ri të argëtimit urban. Vëmendje të veçantë i kushtojmë qasjes për të gjitha kategorive. Luna Parku do të jetë plotësisht i përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, me sisteme moderne sigurie, videombikëqyrje dhe ndihmë të shpejtë. Në këtë hapësirë prej 84.000 metrash katrorë do të ngrihet një vend ku familjet do të kalojnë kohë cilësore së bashku, ku do të ketë zona për pushim, art rrugor, lokacione për evente kulturore dhe teatër me skenë të mbyllur. Rrota panoramike, anija pirat, nëndetësja, luhatësja e lumtur dhe shumë rekvizita të tjera do të krijojnë një atmosferë unike që do ta pasurojë imazhin turistik të Shkupit”, shkruan Gjorgjievski.

Ai e ka cilësuar projektin si simbol për fillimin e një epoke moderne për Shkupin.

“Të nderuar qytetarë të Shkupit, ashtu siç kam premtuar — më e mira po vjen. Shkupjanët më në fund po marrin një Luna Park që do të jetë simbol i një fillimi të ri, të një Shkupi modern, krenar dhe dinjitoz”, përfundon njoftimi i Gjorgjievskit.