Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” po i prijnë protestës që filloi nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para Prokurorisë së Përgjithshme, për të kërkuar drejtësi në këtë proces gjyqësor. Në një postim në profilin e tij në Facebook, njëri nga familjarët, Bedri Ajdari, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ, ka shprehur pakënaqësinë ndaj prokurores Fatime Fetai, si dhe ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, shkruan gazeta Lajm.
“Duam drejtësi dhe liri”, dëgjohet në protesta ku po marin pjesë mijëra shqiptarë.
Maqedoni Shkupi bëhet kuq e zi: “Duam drejtësi dhe liri”! (Video)