Shkup: Xhamitë bëhen gati për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

MYFTINIA E SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME NP HIGJIENA KOMUNALE PASTROJNË XHAMITË

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në festën e Fitër Bajramit dhe xhamitë nëpër territorin e Qytetit të Shkupit përgatiten për festë. Ndërmarja publike Higjiena Komunale në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit bën pastrimin e Xhamive, oborreve të xhamive dhe rrugëve e rrugicave që çojnë atje.

ZUHDI ENUZ, DREJTORI I NP HIGJIENA KOMUNALE SHKUP 

”Në bashkëpunim me Myftinë e Myftinisë së Shkupit Kenan Ismailin, kemi organizuar larje pastrimin e oborreve të xhamive, rrugëve dhe rrugicave që na çojnë deri te xhamitë. Kjo praktikë ka ekzistuar edhe më pare mirëpo kësaj rradhe kemi mbledhur forcat, jemi organizuar edhe më mire që xhamitë të jenë të pastërta ashtu siç e meritojnë edhe besimtarët myslimanë.”

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili tha se, aksioni ka filluar që në fillim të Ramazanit dhe brenda Ramazanit krahas kushteve klimatike që ishin me shi, është bërë pastrimi i shumë oborreve dhe shumë xhamive dhe tani në këto ditë finalizohet aksioni.

QENAN ISMAILI – MYFTINIA E SHKUPIT

“Ne këto ditë, veç më brenda ditës së sotme dhe nesërme, në bazë të informacioneve që i kam, pjesa më e madhe e xhamive të qytetit të bashku me gjitha rrugët dhe rrugicat që sjellin atje veç më do të jenë të pastra”.

Për shkak të pandemisë, nëpër Xhamitë e vendit, falja e Namazit të Bajramit ishte zhvilluar konform situatës epidemiologjike dhe me kufizime të ndryshme. Edhe atëherë Ndërmarrjet Komunale kanë asistuar gjatë pastrimit dhe dezinfektimit të Xhamive me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të besimtarëve. /KlanMacedonia/