Shkup, vetura godet dy vajza

Dy vajza, në moshë 12 dhe 13 vjeçare, janë lënduar pasi që mbrëmë janë goditur nga një veturë në Shkup.
Nga MPB njoftojnë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 15 minuta në udhëkryqin mes bulevardit “Kërste Misirkov” dhe rrugës që e lidh me bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup. Vajzat janë përplasur nga vetura “Shkoda Fabia” e drejtuar nga T.M. (60) vjeçar, transmeton Gazeta Lajm.
Në këtë aksident, vajza 12 vjeçare ka marrë lëndime të rënda, kurse vajza 13 vjeçare ka marrë lëndime trupore. Ato janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.