Shkup, vetura e ndihmës së shpejtë përplaset me një mecedes (Video)

Aksident I rëndë ka ndodhur mbrëmë në qendër të Shkupit, kur një veturë e Ndihmës së shpejtë është përplasur me një veturë Mercedes. Nga aksidenti është lenduar pacienti që ka qenë në veturën e Ndihmës së shpejtë, dy pjesëtar të personelit mjekësor dhe shoferi i Mercedesit, transmeton gazeta Lajm.
Vetura e Ndihmës së shpejtë ka qenë e spitalit privat “Neuromedika” dhe në momentin e aksidentit ka levizur me drita rrotulluese.