Shkup, shqiptohen 178 gjoba brenda 24 orëve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar gjithsej 178 shoferë në rrethinën e Shkupit. Tetë dënime janë shqiptuar për vozitje pa leje, 39 për tejkalim të shpejtësisë. tre për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

11 dënime janë shqiptuar për kalim në semafor të mbyllur, pesë për përdorim të celularit, dy për mos përdorim të rripit të sigurisë. Dy dënime janë shqiptuar për këmbësorët ndërsa 68 për parkim të paligjshëm.