Shkup, sanksionohen 209 shoferë, 53 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme dje (06.10.2021) ka vazhduar kontrollet e intensifikuara në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja në territorin e Qytetit të Shkupit janë sanksionuar 209 shoferë, prej të cilëve 53 për vozitje më të shpejtë se e lejuara, 11 sanksione për vozitje pa patentë shoferi, 9 sanksione për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, transmeton TV21. Nga atje gjithashtu shtojnë se 81 shoferë janë gjobitur për parkim të parregullt, 6 për përdorimin e telefonit, 5 për mospërdorimin e rripit të sigurimit./TV21