Kostoja e jetesës është gjithashtu një çështje madhore me të cilën përballen qytetarët në vend, thanë protestuesit në protestën para Ministrisë së Drejtësisë. Ata thonë se në vend që ta lirojnë energjinë elektrike, çmimi po rritet në mes të krizës, me çka Komisioni Rregullator godet xhepat e qytetarëve. Ata kërkuan përgjegjësi nga anëtarët e Komisionit, sepse thonë se nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
“Rritja çmimit të energjisë elektrike, kur vendet e tjera e ulin, ta subvencionojnë qytetarin, papunësinë, joracionalitetin, paturpësia e ndërmarrjeve që prodhojnë dhe shpërndajnë energji elektrike është e papranueshme. Atyre u përshtatet kur janë pushimet vjetore, temperaturat e larta, kur ka krizë me Covid 19, atëherë t’i kalojnë vendimet e tyre të pabazuara, të paligjshme, jokushtetuese”.
Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator, energjia elektrike do të rritet për 7.4 përqind nga gushti. Ky vendim i nxori në rrugë këtë javë banorët e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Kumanovës, Çairit dhe Dibrës. VMRO DPMNE sot përsëri e akuzoi LSDM-në si përgjegjëse për rritjen e çmimit.
VMRO-DPMNE:
“Revolta është e qartë në një kohë të krizës me koronën, kemi kolaps ekonomik në vijim, rritje të borxhit dhe varfërim të popullit, ky vendim është vetëm një kapak për të gjitha dështimet në sektorin e energjisë të bëra nga qeveria e Zaevit”.
Nga LSDM-ja tashmë theksuan se vendimet e Komisionit Rregullator janë të pavarura.