Nën moton “Stop vaksinimit të dhunshëm” sonte në Shkup janë mbajtur protestat kundër masave të reja për mbrojtje nga Covid-19, që duhet të hyjnë në fuqi gjatë ditës së nesërme. Sipas protestuesve, me këto masa qytetarëve u shkelen të drejtat dhe liritë ndërkaq diskriminohen qytetarët që nuk duan të vaksinohen. Protestat kanë nisur para Kuvendit ndërsa kanë përfunduar para godinës së Qeverisë.
Lajme Shkup, protesta kundër masave të reja restriktive