Shkup, probleme me sistemin, vaksinimi po zhvillohet me pengesa

Në qendrën sportive Boris Trajkovski procesi i vaksinimit masovik sot ka filluar me disa pengesa, ankohen qytetarët. Duke pritur në kolona mjaft të gjata, ata kanë marë sqarim se ka defekt në sistemin e evidentimit.

“Unë e kam terminin e caktuar në ora 9. Ja tani është 9 e 50 minuta dhe ende nuk kam arritur të vaksinohem”, thotë për Lajm një 57 vjeçare, e cila po pret për të marë dozën e parë të vaksinës. Probleme dhe vonesa ka edhe në pjesën ku po zhvillohet rivaksinimi. Kjo ka shkaktuar kolona dhe rrëmujë gjatë së cilës nuk ka kushte as për respektim të protokolleve shëndetësore.
Vaksinimi masovik në Maqedoninë e Veriut vazhdon pas katër ditëve pauzë për shkak të festave.
Pjesa më e madhe tani vazhdon me 200 mijë vaksinat e arritura nga Kina.