Shkup, po kryhen kontrolle për koronavirus tek një pacient me simptome të gripit

Në Klinikën Infektive në Shkup po kryhen testime për koronavirus tek një person me simptome të gripit. Gjendja e pacientit është stabile. Bëhet fjalë për një person që sot pasdite ka arritur në Shkup nga Milano. Pacienti ka kaluar kontrollet e kamerave termale me sukses mirëpo pasi ka mbërritur në shtëpi janë shfaqur simptoma pas së cilave ai është lajmëruar në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe është pranuar rreth orës 10:00. Pacienti për momentin është izoluar dhe tek ai po kryhen kontrolle në bazë të protokollit. Rezultatet pritet të publikohen brenda dy orëve.