Shkup, plagoset një person në rajonin e Bit Pazarit

Një person sot është plagosur në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB për TV21 e konfirmojnë rastin ndërkaq thonë se i dëmtuari e ka identifikuar sulmuesin.

“Në ora 14:16 në SPB-Shkup, nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se për ndihmë mjekësore tek ta është sjellë V.S. i lindur në vitin 2000, nga Shkupi, me plagë nga një send i mprehtë, të cilat, sipas raportit, i janë shkaktuar nga A.S., i lindur në vitin 1976. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.