Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.T. (59) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shmangie nga tatimi” nga neni 279 i Kodit Penal.
Kërkuesi, për hyrjet e realizuara në valutë në vlerën totale prej 43.600 euro në vitin 2021, të cilat i ka paguar me para në dorë në llogarinë e tij të transaksionit në valutë, nuk ka raportuar dhe nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat personale në masën 10% ose tatim në vlerë prej 268.140 denarë.
Në këtë mënyrë i paraqituri ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 268.140 denarë dhe për të njëjtën shumë e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.