Shkup, nis qarkullimi provë i autobusëve të rinj

Autobusët e rinj të NQP “Shkup” filluan qarkullimin provë nëpër rrugët e Shkupit. Autobusët së shpejti do të bëhen pjesë e transportit publik. Trajnimi i shoferëve është në proces e sipër.

Deri më tani, 13 eko-autobusë të rinj kanë mbërritur në Shkup, dhjetë autobusë të thjeshtë dhe tre autobusë “harmonikë”. Gjatë javës tjetër pritet të arrijnë edhe 3 autobusë të rinj, dy autobusë “harmonikë” artikuluar dhe një autobus i thjeshtë.

Autobusët e thjeshtë kanë kapacitet për 81 pasagjerë ndërsa autobusët harmonikë kanë kapacitet për 149 pasagjerë.

Eko-autobusët e rijnë i kanë kushtuar Qytetit të Shkupit 10 milion euro, kurse paratë janë siguruar përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.