Nesër në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të mbajtjes së një gare atletike, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas njoftimit, më 29 mars 2026, me fillim nga ora 10:00, do të zhvillohet një garë në gjatësi prej 10 kilometrash. Itinerari i garës do të nisë nga Vodno e Mesme, do të vazhdojë përgjatë rrugës rajonale R2138 deri te parkingu i manastirit Shën Pantelejmon dhe do të kthehet në të njëjtën rrugë.
Për mbarëvajtjen e ngjarjes, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të ridrejtohet nëpër rrugët alternative.
Nga MPB apelojnë qytetarët që të respektojnë udhëzimet e nëpunësve policorë në zonat ku do të zhvillohet gara.





