Shkup, lëshohen në përdorim autobusët e ri ekologjik

Nga sot në rrugët e Shkupit janë lëshuar në përdorim autobusët e ri ekologjik të cilët i ka blerë Qyteti i Shkupit.

“Një transport publik ndryshe, një histori ndryshe, shkruan kryetari i Qytetit të Shkupit”, Petre Shilegov në profilin e tij në Facebook.

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë kroate MAN për blerjen e 33 autobusëve të rinj me gaz që do të jenë pjesë e JPS-së. 21 janë me kapacitet prej 85 ulëse për pasagjerë ndërsa 12 autobusë janë me kapacitet prej 149 pasagjerësh të cilat i plotësojnë standardet evropiane.